Kryetari i Mitrovicës së Veriut: Rivitalizimi i urës mbi Ibër, temë e bisedimeve

Kryetari i veriut në Mitrovicë Goran Rakic ka thanë se siguria e qytetarëve të Mitrovicë vazhdon me qenë prioritet. Këto komente ai i ka ba sot në Bruksel, ku mori pjesë në bisedimet teknike midis Kosovës dhe Serbisë.

Një nga temat e raundit të sotëm të bisedimeve teknike ndërmjet dy shteteve asht rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër.

Rakic gjithashtu ka thanë se në rast se BE’ja asht dakord për të vazhdue me zbatimin e projekteve të tyne, duhet që për çdo hap të ndërmarrë me u njoftue kryetarët e veriut dhe jugut të Mitrovicës.

“Jemi dakordue që nuk ka me pasë lëvizje të njianshme. Pala serbe ka qenë e qëndrueshme dhe e qartë për mendimin se çëshaja e sigurisë së qytetarëve asht prioritet i naltë i Mitrovicës së Veriut”, ka thanë Rakiq.