Kryetari i Novi Sadit keni me u befasue çka ju thotë serbëve në Hoçë të Madhe!

Kryetari i Novi Sadit, Milos Vucevic, ka qendruar për vizitë në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku edhe ju ka dërgue ndihma femive serbë nën moshën 18 vjet.

Ai theksoi se delegacioni nga Novi Sadi shkoi në këtë fshat në mbështetje të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, për t`ju ardhe në ndihmë njerëzve që jetojnë atje, raportojnë mediat serbe.

“Na kemi kërkue me ardhë në Hoçë të Madhe, jo vetëm për shkak se serbët nga këtu u zhvendosën në Vojvodinë, por edhe sepse shohim se ka shumë femi dhe kemi mbledhe ndihma për ta”, tha ai.

Kreu i Novi Sadit njiherit ka falënderue krejt serbët që jetojnë në këtë fshat, tue shtue se “janë ata që po e mbrojnë Serbinë dhe popullin serb.”