Kryetari i OVL-UÇK’s ndalohet në kufi nga policia maqedonase, ky asht reagimi i tij

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Besim Hoda, asht ndalue mbramë në kufi nga ana e autoriteteve policore të Maqedonisë.

Kryetari i veteranëve ka alarmue rastin tue shprehe mllef lidhun me ndalimin e tij në kufi, derisa ishte bashkë me familjen.

Siç mëson INA, Hoda bashkë me familjen po shkonte për pushime në bregdetin e Shqipnisë.

Edhe një herë, për të saten herë, ky shtet i qelbur me ndalon në kufi ! Edhe atë bashkë me fëmije. Nuk ma nderoni dot mendjen ooo horra! FLM për të gjithë ata miq që më shkruan dhe u brengosen, jam mirë e jam në Librazhd! Ka 5-6 muaj qe e kanë riaktivizuar ketë punë, por si rezistova dot pohimit me mllef të birit tim! Kot paskeni luftuar o ba..!”, ka theksue kryetari i OVL – UÇK’s, Besim Hoda.