Kryetari i Preshevës sqaron formimin e Unionit të komunave shqiptare, mbas panikut në Serbi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka konfirmue marrëveshjen e nënshkrueme në Tiranë për formimin e Unionit të pesë komunave shqiptare që, përveç kryeqytetit shqiptar, Tiranës, pjesë janë edhe Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

Tue folë për agjencinë shtetnore serbe të lajmeve, Tanjug, Arifi ka thanë se ky Unionin assesi nuk don me thanë destabilizim i rajonit dhe nuk ëasht pengesë për proceset pozitive që po zhvillohen në Serbi.

Arifi spjegon se ky nuk asht ndonji projekt nacionalist, por shqiptarët nga Serbia e jugut, duen përmirësim të jetës në komunat ku jetojnë.

“Ky projekt nuk asht nji kërcënim, por nji marrëveshje për shkëmbimin e përvojave nga shumë qytete. Shqiptarët në Serbi në vitet e fundit kanë kallxue se duen me marrë pjesë në proceset në Serbi dhe me qenë pjesë në zgjidhjen e problemeve”, ka thanë Arifi.

Takim i kryetarëve të këtyne komunave u mbajt në Tiranë, me qëllim të inicimit të komunikimit të mbrendshëm midis përfaqësuesve të popullit shqiptar që duen me nda përvoja, sidomos ata që jetojnë në komunat ma të mëdha në Shqipni dhe Kosovë.

“Na kemi konstatue se kjo ndihmon në përmirësimin e komunitetit tonë në frymën e Bashkimit Europian, sepse asht e nevojshme me u komunikue në mënyrë që qytetarët tanë me qenë të pregaditun për sfidat që na presin kur të jemi pjesë e Bashkimit”, tha Arifi.

Në veçanti, Arifi shprehi keqardhje se qysh disa media të caktueme në Serbi e kanë paraqitë këtë takim si projekt nacionalist, i cili, mandej u konsiderue i tillë edhe nga Qeveria e Serbisë.

“Unë ju garantoj se ky nuk asht projekt nacionalist dhe nuk asht qëllimi që me destabilizue rajonin dhe proceset pozitive që ndodhin në Serbi”, tha ai.