Kryetari i Tiranës: Nuk jam turbo-patriot

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë nji interviste për “Zërin” thotë se kur pyetet për “Shqipninë e Madhe” mendon për “Shqipninë e Mirë”.

Simbas tij, nëse shqiptarët jetojnë mirë, janë edhe të mëdhaj. Ai sqaron se pse nuk asht turbo-patriot.

“Nuk jam turbo-patriot, prandaj asht mirë për të qenë praktik e jo për të folë si baballarë të kombit. Kur pyetem për “Shqipninë e Madhe” mendoj për “Shqipninë e Mirë”.

Nëse shqiptarët jetojnë mirë, atëherë ata janë edhe të mëdhaj. Kështu ka deklarue gjatë nji interviste për gazetën “Zëri”, numri nji i kryeqytetit të Shqipnisë, Erion Veliaj, tue shtue se, nëse shqiptarët kanë qytete të pastra, shkolla të mira, aftësi për treg të punës, ky asht koncepti i tij se qysh Shqipnia bahet ma e mirë.