Kryetari i veteranëve: Kështu mundet me ba zgjidhjen Qeveria

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezaj, i asht përgjigjë shqetësimit të ministrit të Financave, Avdullah Hoti, se Qeveria nuk ka buxhet të mjaftueshëm për pensionet e veteranëve.

Elezaj i ka ba thirrje Qeverisë të bajë nji zgjidhje të përhershme sa i përket buxhetit për pensionet e veteranëve.

Ai ka thanë për “Epoka e re” se, për ta tejkalue këtë krizë, Qeveria mund t’i marrë mjetet nga Fondi i Privatizimit.

Elezaj ka thanë se përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë kontaktue edhe me OVLUÇK dhe, simbas tij, ata nuk përzihen deri në atë masë siç po deklarohen zyrtarët qeveritarë.