Ky asht vendimi i Apelit për kryetarin e Drenasit!

nexhatiii

Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, i cili në Tetor të viti të kaluem ishte denue me nji vit e gjysë burgim për shpërdorim të detyrës zyrtare, asht shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit.

Demaku ishe denue nga Gjykata Themelore për shpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e nji parcelle prej 4 hektarësh të cilën komuna e konsideron të vetën, ndërsa Gjykata Supreme e vlerësoi private.