Kryeterroristi kishte dokumente të nji centrali berthamor gjerman!

Salah-Abdeslam

Dokumentet rreth qendrës kerkimore bërthamore Juelich, në Gjermani, janë gjet në banesën e Salah Abdeslam në Bruksel.

I dyshuemi kryesor për sulmet në Paris, i arrestuem katër ditë para sulmeve në Bruksel, kishte të shtypuna fotografitë e qendrës bërthamore në Gjermani, raporton rrjeti i mediave Rnd.

Reaktori ‘Juliech’ asht nxjerrë jashtë perdorimit, ndërsa zyrtarët gjermanë insistojnë se të gjitha centralet bërthamore janë të sigurta nga sulmet terroriste.

Në lidhje me dokumentet e gjetuna në banesën e Abdelsma, zyratër gjermanë kanë deklaru se nuk kanë informacion mbi këtë çashtje, megjithatë, Rnd citon burimet e saj mbrenda komitetit të kontrollit parlamentarë të Gjermanisë, ku thuhet se ata u informuen mbi këtë çashtje në fillim të muejit Mars, nga Hans-Georg Maassen, kreu i inteligjencës gjermane.

Centrali bërthamor Juliech shtrihet rreth 30 km nga kufini belg.