Kryeterroristi prej Belgjike ekstradohet n’Francë

abdeslam

Salah Abdeslam, i dyshuemi kryesor për sulmet e Nandorit në Paris, do të ekstradohet në Francë nga Belgjika mbas disa jave, tha sot avokati i tij.

Abdeslam, i cili u kthy nga Parisi disa orë mbas sulmeve të ISIS, në të cilat vllau i tij hodhi veten n’ erë, asht mshef nga policia për katër muej, derisa ai u kap gjatë nji bastisje në nji lagje të Brukselit më 18 Mars, raporton Reuters.

Prokurorët duen ta marrin në pyetje atë, tha avokati i tij.

“Ka nji seancë, e cila do të mbahet në lidhje me vrasjen në tentativë të disa punëtorëve të policisë gjatë bastisjes në nji shtëpi në Forest”, u tha Sven Mary gazetarëve.