Kryetitulli i gazetës turke ‘Cumhuriyet’ sot: Nuk kemi me l’shue pe

Të punësuemiit në gazetën turke Cumhuriyet ,kanë vendosë “mos me lshue pe” para presonit për arrestimin e kryeredaktorit.

“Nuk kemi me l’shue pe”, asht publikue në faqen e sotme kryesore të njanës nga gazetat ma të moçme turke. Hapësina për tekstet e të dy kolumnistëve, të cilët janë arrestue me redaktorin asht lënë e zbrazët.

Prokuroria në Stamboll thekson se gazetarët dhe redaktorët janë arrestue mbas hetimit për gjoja mbështetjen e lëvizjes së predikuesit mysliman Fethullah Gulen.

Gazeta i hedh poshtë këto akuza.

Arrestimet shkaktuen dënim të personave zyrtarë ndërkombëtarë dhe organizatave, mes të cilave dhe OSBE’ja.

Policia turke dje e arrestoi kryeredaktorin e Cumhuriyet Murat Sabuncu, ndërsa CNN Turk njoftoi se janë dhanë urdhna për arrestimin e gjithsej 13 gazetarëve nga gazeta.