Kryhen hetimet mbi dyshimet për korrupcion në EULEX!

Sot, më 7 Nandor 2016, PSRK dorëzoi në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktvendimin për pushimin e hetimeve në PSRK për rastin me numër PPS 24/2015.

Kjo vjen si rezultat i hetimeve të gjata, të thukëta, dhe të paanshme të kryeme nga nji ekip prokurorial i përbamë prej nji prokuror nderkombëtar i EULEX’it dhe nji prokurori vendor në PSRK.

Hetimet penale kishin të banin me tre të pandehun të dyshuem për kryemjen e veprës penale dhanie e ryshfetit dhe nji të pandehun i dyshuem për kryemjen e veprës penale marrje e ryshfetit.

Ky rast u ba i njohun për publikun në Tetor 2014, mbas nji sërë artikujsh në shtyp për pretendime të korrupcionit mbrenda EULEX.

Provat që janë mbledh gjatë hetimeve deshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX Francesco FLORIT nuk ka kërkue e as pranue asnji lloj ryshfeti, e as nuk ka marrë premtim për ryshfet nga të pandehunit në rastet “Shpërthimi në Bill Clinton” dhe “Baftiu – Vrasja e trefishtë”, nga familjet, apo avokatët e tyne.

Në kuadër të këtyne hetimeve penale nuk janë shqyrtue bazat meritore të asnji aktgjykimi të nxjerrë prej trupave të ndryshëm gjykues për rastet “Shpërthimi në Bill” dhe “Baftiu – Vrasja e trefishtë”.

Këto hetime penale janë përqendrue vetëm në pretendimet për korrupcion.

Provat deshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX nuk ka krye asnji vepër penale.

Përkundrazi, provat kanë ngrit dyshime se Flurim ASANI ka ba kallëzime penale të rreme dhe pastaj ka dhanë informata të rreme për vepër penale.

Këto dyshime tash janë raportue te Prokuroria Themelore e Prishtinës.