Kryhet autopsia e 3 pacientëve që vdiqën në QKUK

Asht kry autopsia e tre personave që u zhvarrosën t’Ejten në lidhje me vdekjet e dyshimta të javës së kalueme në QKUK.

Kjo asht konfirmue nga drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili ka ba të ditun se tashma janë tue përfundue analizat toksikologjike dhe hispatologjike.

“Në rastet kur nuk bahet autopsia menjiherë në ditën e vdekjes dhe lejohet të varroset e dimë që stadi i kalbëzimit relativisht mundet të na destabilizojë gjendjen, por kemi me pa çka mund të bahet dhe ka me i propozue Prokurorisë”, ka thanë ai për Zërin.

Ndërsa prokurori i rastit, Valdet Gashi, ka thanë se ende asht herët për me i ditë shkaktarët e vdekjes së këtyne personave.

Ai shtoi se do ta presin edhe përfundimin dhe analizat tjera dhe pastaj kanë me dalë me nji raport.

Për me zbardh arsyen e këtyne vdekjeve asht angazhue edhe Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë.