Kryhet takimi në Presidencë, pritet tash mbledhja e Kryesisë

Ka përfundue takimi ndërmjet presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, nderkohë që pritet me fillue mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, për të cilën u raportue se ka me fillue n’ora 11:15.

Shkak për takimin Thaçi-Mustafa-Veseli asht mandati i EULEX’it.

Të Hanën, në nji mbledhje të Qeverisë që u mbajt mbas orës 18:00, Kuvendit ju procedue me urgjencë propozimi për miratimin e vazhdimit të mandatit të këtij misioni ndërkombëtar edhe për dy vitet e ardhshme.

Për këtë çashtje pritet që Kryesia e Kuvendit të thërret mbajtjen e nji seance plenare të jashtëzakonshme.