Krymenistri: Fabrika e barnave në Kosovë … si n’Europë

Kryeministri Isa Mustafa bashkë me ministrat e kabinetit të tij, Imer Rrahmanin, Avdullah Hotin e Hykmete Bajramin, në vazhdën e vizitave që po u banë bizniseve në vend, sot e ka vizitue fabrikën që merret me prodhimin e barnave “Trepharm”.

Nga ajo që pa në këtë fabrikë, kreu i egzekutivit kosovar tha se e ka pa Europën në Kosovë.

Simbas tij kjo fabrikë i plotëson tana standardet, të cilat i kërkon Bashkimi Europian.

Ndërsa pronari i fabrikës Bedi Prishtina, e ka falenderue Kryeministrin për reformat që Qeveria i ka ba në Kosovë. Simbas tij, reforma që u ba me TVSH’n ia kanë lehtësue punën biznisit të tij.

Mbas përfundimit të vizitës te kjo fabrikë, Mustafa ka vazhdue për në Drenas te Parku i Biznesit.