Kthehen nga Meka haxhilerët kosovarë, a u ndan të kënaqun?

Vendin e shejtë Meken sivjet e vizituen 1079 haxhilerë nga Kosova, të cilët sot në n’orën 05:00 të mëngjesit u kthyen në vendlindje.

Pelegrinët kosovarë, që kryen njanën nga pesë shtyllat e islamit, u pritën nga të afërmit e tyne n’aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Megjithatë, disa haxhilerë nuk ishin nda të kënaqun me organizimin e këtij udhëtimi, mbasi që ushqimi dhe banimi nuk ishin siç duhet.

Kujtojmë se ankesa të tilla ka pasë edhe nga haxhilerët e Maqedonisë.

Haxhi asht nji nga pesë shtyllat e Islamit, ritual që çdo besimtar duhet me kry njiherë në jetë, nëse ka mundësi.

Mbi 2 milionë besimtarë nga e mbanë bota vizituen këtë vit Meken.

Haxhilerët nga Kosova ishin nis në javën e fundit të muejit Gusht.

Shperndaje në: