Ky asht shoferi i kamionit, i cili kreu sulmin në Barcelonë! (video)

Shoferi i kombit që shkaktoi 13 të vdekun dhe mbi 100 të plagosun në rrugën kryesore turistike të Barcelonës mund të mos ketë vdek por të jetë ende gjallë dhe n’arrati, ban të ditun policia spanjolle.

Ata janë në kërkim të djaloshit maroken Younes Abouyaaqoub 22 vjet, i cili nga mediat spanjolle identifikohet si shoferi i dyshuem.

Dje u raportue se i dyshuemi kryesor, 17 vjeçari Moussa Oukabir, si shoferi i kombit që shkaktoi përplasjen dhe se ky ishte mes 5 të vramëve nga policia mbas sulmit të fundit në Cambrils, në perëndim të Barcelonës.

LEXO EDHE: Sulm me thikë në Rusi, 8 persona të plagosun, dyshohet edhe për të vdekun (foto-video)

Por në orët e vona të së Premtes shefi i policisë Josep Trapero tha në nji prononcim për nji televizion lokal se teoria që 17 vjeçari ishte shoferi i kombit tash asht ma pak e besueshme.

Gazeta El Pais tha se ka nji besim në rritje se Abuyaaqoub asht i dyshuemi kryesor.

22 vjeçari Abouyaaqoub, jeton në Ripoll në veri të Spanjës, aty ku janë arrestue tre persona lidhun me sulmet, ndërsa nji i katërt asht arrestue në Alcanar.