Ku dallojnë e ku bashkohen Panama Papers, Snowden dhe Wikileaks!

dallimet

Skandali i Panama Papers asht njana nga filtrimet ma të mëdha të informatave në historinë e gazetarisë, bashkë me ato të Wikileaks në vitin 2010 dhe informatat e dhana nga amerikani Edward Snowden mbi Agjencinë e Sigurisë Nacionale (NSA) në vitin 2013.

Ngjashmëritë:

Redaktori i të përditshmes gjermane, “Suddeutsche Zeitung”, personi i parë që informoi mbi Panama Papers, tha në nji intervistë se nuk e dinte saktë prej nga e mori informatën burimi i ekipit të tij, porse, pamvarësisht kësaj, ai mbrojti vendimin për publikimin për historinë e interesit publik.

Ky mund të jetë faktori kryesor të cilit i përgjigjen tre filtrimet ma të mëdha të historisë, tue lanë anash interesat personale që burimet mund t’i kenë pas për publikimin e kësaj informate.

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, vendosi që në vitin 2010 të filtrojë ma shumë se 90 mijë dokumente ushtarake mbi luftën e Afganistanit, të cilat i kishte siguru burimi i tij.

Nga ana e tij, Snowden kishte vendos të punojë me vetëm nji gazetar, tue shpërnda pastaj filtrimet e dokumenteve të klasifikueme si sekret i madh mbi programet e ndryshme të NSA’s.

Motivimi i Snowdenit dhe ai i burimit anonim të Assange, do t’i përgjigjeshin shumë pyetjeve, si drejtësisë, hakmarrjes ose ndonjë lloj interesi tjetër për të cilin ndoshta janë pague.

Këto situata kanë ba me dije se konfidencialiteti, nga i cili shumë institucione kanë qenë të mbrojtuna, nuk del të jetë ashtu dhe kjo shkakton mungesë të nji mosbesimi.

Dallimet:

Pamvarësisht se kanë disa aspekte të përbashkëta, këto tri skandale kanë dallime në procesin e publikimit të informatës.

Wikileaks publikoi pa filtrime, ndërkaq Snowden i kishte filtru ato mbasi të ketë punu me nji gazetar të vetëm.

Në rastin e Panama Papers, ma shumë se 100 gazetarë të mediave të ndryshme kishin punu në këtë çashtje përgjatë një viti.

Si informon Wolfgang Krach nga Sudeutsche Zeitung, nji burim që asht prezentu me nji emër imagjinar, ka kontaktu me gazetën para nji viti me nji ofertë të dokumenteve të mbrendshme të shifrueme nga zyra panameze e avokatëve, Mossack Fonseca.

“Nuk e dimë sesi ky burim mori informatën. Mossack Fonseca thotë se janë ‘hakue’, nuk e di nëse asht e vërtetë kjo, nuk mund ta konfirmoj”, thotë Krach.

Nuk dihet nëse Panama Papers do të ketë ma shumë ndikim se dy filtrimet e para, ku asht parë pak a shumë sesi vendet e tjera punojnë me Shtetet e Bashkueme, mbi të gjitha, tue shkëmby dhe realizue ndryshime në sigurinë e komunikimeve të mbrendshme në Qeveri. /Republika.info/