Ku e sheh Shpend Ahmeti shpresën për bashkimin e Opozitës!

shpendi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbetet optimist në bashkimin e bllokut opozitar kundër Qeverisë “Mustafa”.

Ahmeti thotë se “Alternativa” e Lëvizjes “Vetëvendosje” asht mundësi e mirë për t’ju bashkue në misionin e perbashkët për rrximin e Qeverisë, ndërkohë që bashkimin e AAK’s dhe “Nismës” në nji koalicion parazgjedhor në këtë fazë, ai e quen me ironi si nji të gjashtëmbëdhjetën e finales.

“Fillimisht unë mendoj se jemi tue folë për finale, a na ende jemi në të tetën e finales.

Ky koalicion parazgjedhor që e paracaktuen AAK dhe ‘Nisma’ me duket si e 16’ta e finales e na po flasim se kush do ta ngrejë kupën”, ka thanë Ahmeti gjatë intervistës për “Zërin”.

Anëtari i “Vetëvendosjes” po ashtu ka folë edhe për mundësinë e largimit të tij nga “Vetëvendosja” tue thanë se ai asht pjesë e këtij subjekti politik dhe se nuk ka përse të largohet, pamvarësisht mendimeve të ndryshme mbrenda subjektit të tij politik.