Ku i ka shpresat Haradinaj për nji epilog të drejtë për Demarkacionin!

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj asht shpreh i bindun se Mali i Zi ka me kontribue që rasti i Demarkacionit me Kosovën të ketë përfundim, si e ka quejt ai të drejtë.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka falënderue komunitetin shqiptar në SHBA për reagimin lidhun me kufinin.

Lexoni postimin e plotë të Haradinajt:

Falënderime dhe mirënjohje e madhe për të gjithë bashkëkombasit në Amerikë, që janë vënë në anën e refuzimit të versionit aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Mbështetja e tyre është e një rëndësie të madhe për të gjithë spektrin politik dhe për deputetët, që të punojnë e të votojnë vetëm në interes të Kosovës dhe të paqes e të stabilitetit në Rajon.

Jam i mrekulluar me vetëdijen e lartë, të bashkëqytetarëve tanë në Amerikë, Evropë dhe kudo nëpër Botë, të cilë gjithmonë kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe në pëputhje me interesat e atdheut, por edhe të qytetarëve në Kosovë, që na kanë mbështetur pa hile në këtë kauzë të drejt!

Jam i bindur se Demarkacioni do të marrë një epilog të drejtë, kjo edhe me ndihmen e fqiut tonë, shtetit mik, Malit të Zi! R H

 

rambooo