Ku janë vijat e kuqe me Kosovën simbas Nikolic!

nikolic

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka thanë se qeveria serbe ka me pasë gjithmonë mbështetjen e tij të pakusht nëse “kerkesat” e fundit të institucioneve të Kosovës kanë me u konsiderue  si të pakuptimta për ta.

Ai ka thanë për gazetën “Novosti” se Serbia asht shumë afër vijave të kuqe me Kosovën në bisedimet që zhvillohen në Bruksel.

“Institucionet e perkohshme të Prishtinës kanë ba vlerësime të gabueme lidhun me atë ‘se ka ardh koha për me vendos kushtet pa të cilat nuk mund të vazhdohen në negociata’.

Edhe vetë Bashkimi Europian përmbahet nga vendosja  e kushteve, pranimi i të cilave do të thoshte pranimin e pamvarësisë së krahinës jugore serbe”, ka thanë Nikolic.