Ku listohet Maqedonia për luftarë të ISIS’it!

Simbas “New America”, e cila ka ba nji hulumtime së fundmi tregon se Maqedonia asht ndër vendet e para për prodhimin e luftarëve në luftat e Lindjes së Mesme, saktësisht në Siri dhe n’Irak.

Këto analiza janë të bazueme në dokumente të cilat tregojnë numrin e luftarëve të cilët janë bashkangjitë n’organizatat terroriste ose janë kthye prej atje.

Analiza ma e detajueme e të dhanave të dokumenteve të ISIS zbulon se kryeqyteti i Maqedonisë asht i listuem në vendin e 5’të për rekrutim të luftarëve në Lindjen e Mesme.

Në vendin e parë dhe të dytë në këtë listë të hetimeve të “New America” janë Kina dhe Libani.