Ku po lobon për njohje kryediplomati kosovar!

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë vizitës në Guyana, ka takue ndamas dy kryeministra të vendeve të Karaibeve që ende nuk e kanë njoft pamvarësinë e Kosovës.

Hoxhaj gjatë takimit me kryeministrin e St. Vincent dhe Grenadines, Ralph Gonzalves ka shtrue nevojën e njohjes dhe të përafrimit të marrëdhanieve mes dy vendeve tue e informue në detaje për zhvillimet në Kosovë.

Në nji njoftim të MPJ’s, thuhet se lobimi për njohje, ka qenë fokus edhe i takimit tjetër të ministrit Hoxhaj me kryeministrin e Saint Lucia, Allen Chastanet, në margjina të Samitit të Caricomit që po mbahet në Guyana të Amerikës Latine.

“Kam zhvillue dy takime shumë domethanëse për Kosovën dhe shtetësinë e saj. Jam optimist se gjanat do të lëvizin në drejtimin e duhun për njohje dhe Kosova çdo ditë po përfiton miq në të katër anët e botës. Asht me randësi që të hapim sa ma shumë dyer jashtë edhe kur ndonjiherë përballemi me pengesa e sfida dhe dyer që nuk hapen lehtë”, ka deklarue ministri Hoxhaj mbas takimeve.

Kryediplomati kosovar ka udhëtue për në Guyana, mbas pjesëmarrjes në Samitin e Liderave të Ballkanit Perëndimor në Paris si dhe në takimin e ministrave të Jashtëm.

 

hochaj-kraibe