Kuba denoncon politikën e Trump

Qeveria e Kubës ka denoncue vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për me ndryshue përsëri politikën ndaj kombit të ishullit.

Megjithatë, ajo ende thotë se ka me bashkëpunue me fqinjin e saj ma të madh.

Tue fol në Miami, Florida, Trump tha se ai ishte i sigurt se udhëtimi dhe tregtia ishin lehtësue nga administrata Obama, tue denue nji “marrëveshje krejtësisht të njianshme”.

Por ai nuk ka përmbys lidhjet kryesore diplomatike dhe komerciale.

“Qeveria e Kubës denoncon masat e reja”, tha televizioni shtetnor kuban.

Por ajo gjithashtu përsëriti “gatishmëninë e Kubës për me vazhdue dialogun me respekt dhe bashkëpunim me SHBA”.