Kuburovic paralajmëron Kosovën për Interpol

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburovic, tha të Hanën se Serbia ka me ba gjithçka në fuqinë e saj me parandalue hymjen e Kosovës në Interpol.

Ajo spjegoi se autoritetet e Kosovës munden me vendosë për aktakuza, por se ata nuk munden me lshue urdhënarreste mbasiqë nuk janë anëtarë të Interpolit, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.