Blerim Kuçi kallxon se çka ndodhi mes AAK e PDK’s!

blerimkuciii

AAK nuk do të jetë pjesë e hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, thotë Blerim Kuçi, derisa simbas tij protesta e 14 Majit asht mundësi për me reflektue Qeveria.

Sekretari organizativ i AAK’së, Blerim Kuçi, ka ba me dije se kjo parti nuk do të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do të jetë pjesë e hartimit të statutit të Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

N’intervistën për ‘Epokën e Re’ ai ka thanë se aktorëve të njajtë nuk duhet me ju dhanë shansi për ta rregullue statutin e kësaj marrëveshje.

Blerim Kuçi ka konfirmue se ka pasë takime në mes të zyrtarëve të AAK’s dhe PDK’s, por me praninë ndërkombëtare.

Simbas tij, qellimi i këtyne takimeve ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.