Kuçi: Barack Obama kerkoi themelimin e Gjykates Speciale

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thanë se krijimi i Gjykatës  Speciale asht ba me kërkesë dhe “presion pozitiv” të Shteteve të Bashkueme të Amerikës (SHBA).
“Amerika ka dashtë me e bo”, ka thanë Kuçi në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun”, transmeton Indeksonline.
Ai po ashtu ka thanë se Kosova ka pranue letra nga lideret ma të naltë të Amerikës për krijimin e Gjykatës Speciale.
“Nëse presidenti Obama, zv/presidenti Biden dhe Sekretari Kerry çojnë letër dhe bajnë presion pozitiv, atëherë duhet me u ba. Kosova ka bashkëpunu edhe me Tribunalin e Hagës, ka qenë nji balanc politik dhe ka dalë e pastër”, ka thanë Kuçi.
Ai shtoi se ka me qenë e dhimbshme nji kohë që po vjen sa i përket Gjykatës Speciale.