Kuçi n’emën të Qeverisë: Vlerat e UÇK’s me i mbrojtë me ligj!

Zavendesministri  Hajredin Kuçi ka folë në emën të Qeverisë në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për ish-ushtarët e UÇK’s të denuem për krime lufte.
Kuçi ka thanë se lufta e UÇK’s ka qenë që të kemi institucione të pamvaruna.

“Vlerat e UÇK’s janë vlerat ma sublime. UÇK ka qenë nji mision për liri. Këto vlera nuk munden me i marrë asnji parti. Këto vlera duhet me i mbrojt me ligj. Ajo çfarë ka ba UÇK deri në vitin 1999 asht e paprekshme. Ndërkombëtarët duhet me ba atë çfarë bajnë në vendet e tyne. Duhet të jemi të kujdesshëm në veprimet tona”, asht shpreh Kuçi.