Kuçi, qe çka thotë për riformatimin e Qeverisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësu se procesi i riformatimit të qeverisë duhet të ndodhë në të dyja këndet politike, edhe në PDK, edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, mbasi, simbas tij, pergjegjësia dhe kreditë për qeverisjen në vend janë të përbashkëta.

Kuçi ka thanë se njana palë nuk mund ta marrë pergjegjësinë për palën tjetër dhe të fitohet përshtypja se njana palë asht ma e mirë, kurse tjetra ma e dobët, shkruen “Epoka e re”.