Kuçi: Të themelohet nji çmim ndërkombëtarë me emnin Adem Demaçi

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka propozue që Presidenca ose Kuvendi i Republikës së Kosovës, me themelue nji çmim ndërkombëtar me emnin “Adem Demaçi”.

Këtë propozim, Kuçi e ka ba sot në nji tryezë shkencore, e cila asht mbajtë në Institutin Albanologjik me rastin e 80-vjetorit të lindjes së veprimtarit të çashtjes kombëtare Adem Demaçi.

Përpos Kuçit, në këtë tryezë shkencore për veprën e Demaçit, folën edhe profesorë e studiues të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipnia.