Kufini i Hungarisë s’mundet m’u kalue pa vizë valide

Zavendësministri në detyrë i Punëve të Mbrendshme Valdet Hoxha dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz thanë gjatë nji takimi, se Kosova vlerësohet si vend i sigurt i origjinës dhe se asnji nga vendet e BE’s nuk dhajnë azil për qytetarët e Kosovës.

Ata gjatë këtij takimi biseduen për situatën aktuale, me theks të veçantë për lëvizjet migratore dhe mundësinë e keqpërdorimit dhe keqinformimit të qytetarëve nga grupet e ndryshme të krimit të organizuem.

Hoxha dhe Markusz u pajtuen që të përcjellin mesazhin te qytetarët e Kosovës që mos me ra pre e grupeve të ndryshme të krimit t’organizuem, të cilët merren me trafikimin e qenieve njerëzore, mbasi që pa vizë valide nuk mundet m’u kalue kufini i Hungarisë dhe se kodi penal i Hungarisë parasheh dënime t’ashpra për kalime ilegale të kufinit.

 

 

Shperndaje në: