‘Kufini’ i VV rrezikon që Mali i Zi me shtye kërkesën për liberalizim

Mediat malazeze i kanë dhanë hapësinë të veçantë deklaratës së Kadri Veselit se Mali i Zi ka me kërkue nga BE’ja që Demarkacionin me heqë si kusht për liberalizimin e vizave.

E përditshmja ma e madhe malazeze “Vijesti”, shkruen se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thanë se Demarkacioni nuk asht çashtje problematike në raportet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Marrëveshja për demarkimin e kufijve nuk po pranohet për ma shumë se nji vjet nga opozita në Kosovë, e cila thotë se Mali i Zi e ka damtue Kosovën për 8 mijë e 200 hektarë”, shkruen “Vijesti”.

Gazeta malazeze, tutje shkruen se, “problematike” në kërkesën e Malit të Zi drejtue BE’s që Kosovës t’i hiqet si kusht Demarkacioni në marrjen e liberalizimit të vizave, asht incidenti i ndodhun në korrik.

Në Korrik të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje, simbas “Vijestit” kishte hy në territorin e Malit të Zi dhe e kishte vendosë tabelën “Republika e Kosovës”.