Kufini me Kosovën asht kusht i Serbisë për n’BE

Demarkacioni me Serbinë, i asht propozue Bashkimit Europian si temë e dialogut në Dhetorin e vitit të kaluem.

Sa i përket agjendës se çka ka me u diskutue mes palëve, Maja Kociancic, zadhënëse e BE’s ka thanë se ajo ka me u përcaktue nga të dyja palët.

Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka insistue se, demarkacioni ka me qenë pjesë e bisedimeve në Bruksel.
Kurse, zyrtarë nga Serbia e konsiderojnë absurde dhe të pakuptimtë me u folë për demarkacionin ndërmjet Serbisë e Kosovës, mbasi kufini nuk egziston.