Kufini me Malin e Zi asht aty ku asht nënshkrue në Vjenë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thanë se, Demarkacioni me Malin e Zi asht kundërshtue në veçanti nga AAK, por komisioni qeveritar qendron pranë fakteve se vija kufitare asht aty ku asht nënshkrue në marrëveshjen e Vjenës.

Mustafa në Kuvendin e Punës së LDK’s, theksoi se, Kosova asht ballafaque me përdorim të dhunës në institucinet publike dhe private.

Ai ka folë edhe për reformimin e Qeverisë, tue thënë se, ka me u ba në përputhje me përformancën.

“Nuk kemi pasë ndonji rast të korrupsionit. Kërkoj që në të ardhmen, interesat e LDK të vendosen dhe me i pasë para ambicieve personale”, tha Mustafa.