Kufini Turqi-Siri pastrohet, s’ka ma ISIS

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, thotë se forcat turke dhe krengritësit sirianë i kanë dëbue pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), nga hapsinat e fundit në kufinin Siri-Turqi, që i kishin nën kontroll.

“Nga Azazi e deri në Jarabulus, kufini ynë prej 91 kilometrash asht krejtësisht i sigurt”, tha mbramë gjatë nji fjalimi televiziv kryeministri Yildirim, dhe ka shtue se “tana organizatat terroriste janë zmbrampsë dhe janë largue”.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se grupi, Shteti Islamik, “i ka humbë lidhjet e veta me botën e jashtme, mbasi i humbi tana hapsinat kufitare” ndërmjet Sirisë e Turqisë.

Ma tutje, ky observator ka theksue se “kryengritësit dhe grupe e tjera islamiste, të mbështetuna nga tanket dhe aeroplanët e Turqisë” e kanë marrë kontrollin ndaj disa katundeve në kufi, “mbasi Shteti Islamik asht tërheqë, tue e përfundue praninë e vet në kufi”.