Kujdes, hajnat ja kanë msye kerreve

Ilustrim

Veç gjatë ditës së Shtunë në tanë territorin e Kosovës janë vjedhë 3 kerre të tipave të ndryshme.
Nji kerr i tipit ‘Audi’ raportohet se dje, rreth orës 22:03 minuta, asht vjedhë në Prishtinë, i cili ka pasë targa lokale.

Ndërsa, në katundin Gotoushe, komuna e Shtërpcës, ankuesi mashkull, serb i Kosovës, ka raportue se persona të panjohun, dje rreth orës 14:20, i kanë vjedhë kerrin Golf me targa lokale.

Edhe në Lipjan, dje rreth orës 22:35, ankuesi mashkull, shqiptar i Kosovës, ka raportue se persona të panjohun i kanë vjedhë kerrin Golf VI me targa lokale.
Ndërkohë, që nji person asht dërgue ne mbajtje nga Policia e Kosovës si i dyshuem për vjedhjen e kerrit.