Kujdes, këto janë ditët kur vjen vapa afrikane në Kosovë (foto)

Temperaturat minimale kanë m’u sillë nga 16C deri në 17C, ndërsa ato maksimale gradualisht kanë m’u rritë nga 33C deri në 36-37C, të Premten dhe të Shtunën.

Në pjesë të Dukagjinit munden me arritë edhe deri në 38-39C.

Në ditët e ardhshme ka me mbajtë mot i nxetë dhe kryesisht me diell.

Vapa afrikane pritet me zgjatë deri të Shtunën, ndërsa simbas parashikimeve të fundit, ditën e Diell nji turbullinë nga Atlantiku ka me depërtue edhe mbi rajon, që ka me sjell mot ma të freskët, vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat maksimale kanë me zbritë deri në 26C.

Ka me fry erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 4-14m/s.

Shtypja atmosferike pritet me zbritë lehtë nën vlera normale.