Kujdes kur përdorni bankomatet në Tiranë, qe çka mundet me ju ndodh

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestue nji qytetar bullgar, mbasi që dyshohet të ketë vendosë pajisje për klonimin e kartelave në bankomate.

Me këtë rast, policia ka sekuestrue pajisje montimi në ATM, kapuça, 2 karta banke, sasi lekësh, 240 fara të dyshueme narkotike të llojit kanabis sativa, dy telefona mobilë dhe kerrin e tipit “Volkswagen”.

Personi i arrestuem asht Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofje të Bullgarisë, ndërkohë që në kërkim asht vnue edhe nji qytetar tjetër bullgar.

Të dy ata kanë instalue aparate të quejtuna “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhanave të kartave të ATM’ve.