“Kujdes me hartimin e statutit të Asociacionit”

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, deklaroi se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duhet me u ba në bazë të Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe mbi opinionin e Gjykatës Kushtetuese.

Ismajli deklaroi se nëse veprohet në këtë frymë, ka me qenë nji Asociacion pa fuqi egzekutive dhe vendimmarrje politike.

Ismajli në intervistë për ‘Epokën e Re’ tha se, AKK’ja asht e gatshme për me kontribue në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai ka thanë se, në të ardhmen komunat me shumicë serbe kanë me pa se egzistimi i dy Asociacioneve s’ka me qenë shumë i randësishëm dhe në funksion të pushtetit lokal.

Ismajli beson se, me kalimin e kohës, ka me u gjetë nji formë që këto dy Asociacione me veprue si nji trup i vetëm.