Kujdes, nga sot denime të ashpra në komunikacion

Nga sot hyn në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili parasheh gjoba të ashpër si për shoferët ashtu edhe për kambësorët që thejnë rregullat e komunikacionit.

Me këtë ligj janë përcaktue rregullat e reja për shoferë, kambësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme, përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rrypit të sigurisë simbas standardeve të Direktivave Europiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj

Me ligjin e ri asht parapa edhe dënimi për damtimin e shejave të komunikacionit, ku gjoba ka me qenë 6000 euro, si dhe vendosja e radarëve me blic nëpër rrugë.