Kujdes, pak kohë ka mbetë për me përfitue nga shlyemja e borxhit ndaj ATK

Edhe pak kohë ka mbetur për të përfituar nga shlyerja e borxhit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës, asht tue zbatue Ligjin Nr.05/L-043 i plotësuem me Ligjin Nr.05/L-0119 për Faljen e Borxheve Publike. Ky Ligj asht në fuqi vetëm deri më 01 Shtator 2017, prandaj subjektet që munden me përfitue nga falja e borxheve publike simbas këtij Ligji, këtë të drejtë mundet me realizue vetëm deri me këtë datë.

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët kanë borxhe ndaj ATK deri më 31 Dhetor 2008, munden me përfitue nga falja e borxhit, nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapame nga ATK për faljen e këtyne borxheve.