Kujdes, pamje të randa! Sauditët bombardojnë tregun në Jemen: 65 të vramë

Të paktën 65 persona janë vra e 55 të tjerë janë plagosë nga nji sulm i forcave ajrore saudite në nji treg në verilindje të Jemenit.
Simbas agjencisë shtetnore të lajmeve Saba, të kontrollueme nga rebelët Houthi dhe televizionit al Masirah që transmetoi videon ma naltë, rruga ishte mbushë plot me trupa të vdekunish, shumica të karbonizuem.
Dëshmitarët thanë se nga sulmi ka pasë edhe dame të mëdha materiale në banesat dhe ndërtesat e tjera përreth.