Kujna i besojnë ma shumë qytetarët, xhamive e kishave apo Qeverisë!

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka lansue sot hulumtimin nga edicioni special i Barometrit të Sigurisë (BKS), me titull “Pikëpamjet e qytetarëve ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë”.

Kosova asht cilësue si vend me nji potencial të naltë të rekrutimit dhe përhapje të ideologjisë radikale.

Këtë e vertetojnë edhe profilet e pjesëmarrësve nga Kosova në luftën e Sirisë dhe Irakut të cilat ngerthejnë elemente dhe motive të ndryshme.

Gjetjet e hulumtimit të QKSS tregojnë se 95 % e qytetarëve (nga 1070 respodentët e anketuem gjatë vitit 2015), e perceptojnë si të damshëm vendimin për pjesëmarrjen e individëve në konfliktet në Siri dhe Irak.

75 % e të anketuemve kanë perceptim se ka rrezik nga personat e kthyem nga konflikti në Siri dhe Irak.

55% e t’anketuemve janë të mendimit se personat e kthyem duhet të rehabilitohen në shoqni.