Reagon Ermira Mehmeti, qe çka thotë për largimin!

Mbas njoftimeve në media se deputetja Ermira Mehmeti asht tërheq nga partia ku ban pjesë dhe nga politika në përgjithsi, ka reague vetë deputetja, përmes profilit të saj zyrtar në Facebook.

Tue urue për nji ditë të mirë, ajo ban të ditun se ka me ba publike vendimin e saj, në momentin që ka me marrë nji vendim të tillë.

Ky asht postimi i Ermires ne Facebook:

O njerez te mire,

Ne momentin kur do te jap doreheqje, Ju do te jeni te paret qe do ta merrni vesh!

Pacit nje dite te mire, njerez te mire.

 

Kujna i thotë lamtumirë Ermira Mehmeti?

 

Ermira Mehmeti përfundimisht largohet prej politike dhe nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim mëson Lajmpress.
Portali nga Shkupi nga “burime të sigurta” meson se mbas dy javësh Ermira Mehmeti ka me u emnue notere në rajonin e qytetit të Shkupit.

Vendimi do të merret nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi i cili ka me nënshkrue vendimin që deputetja aktuale, Ermira Mehmeti të marrë vendimin për notere dhe të hapë zyrën e saj në Shkup.

Ermira Mehmeti asht e njoftun në opinion që nga viti 2002.

Nji kohë të gjatë ka punue si këshilltare e liderit partiak Ali Ahmetit dhe e ish-zavendëskryeministrit Musa Xhaferi.

Më pas u ba deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhue në pozitat ma të nalta në parti.

“Në pamundësi për me kontaktue me deputeten Mehmeti, presim reagimin e saj eventual lidhun me këto informacione”, shkruen Lajampress.