Kujna po i ban lutje mos me dalë në protesta Agim Bahtiri

Konferencë të jashtëzakonshme e ka quejtu kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, paraqitjen e tij para gazetarëve, ku ka përsërit edhe njiherë qendrimin e tij për qytetarët e Mitrovicës që të mos i bashkohen protestës së thirrun në kundërshtim të vendosjes së shtatores së Car Llazarit në pjesën veriore të qytetit.

“Nepër rrjete sociale, nepër media, asht ba thirrje për protestë. Dhe, tue pa situatën, më asht dasht t’ju thërras dhe ftoj qytetarët e Mitrovicës dhe Kosovës që të mos marrin pjesë në këtë protestë që nuk dihet se kush e ka thirrë”, ka thanë kreu i Mitrovicës.

Ai asht i bindun se çdo protestë çon në largimin e bashkimit të qytetit.

“Kjo protestë asht thirrë me qëllim të keq që nuk dihet nga kush. Nëse ka nevojë, unë ka me thirrë protestë vetë, por qytetarët nuk duhet me dalë në protestë që nuk dihet se nga kush asht thirrë”, ka thanë Bahtiri.