Kujt ja ofroi Trump postin e shefit të CIA’s

Presidenti i zgjedhun amerikan, Donald Trump, raportohet se i ka ofrue kongresistit konservator republikan, Mike Pompeo, që me qenë shef i arshëm i agjencisë CIA.

Për këtë zhvillim, agjencitë e lajmeve raportuen sot tue e citue nji zyrtar të ekipit të tranzicionit të Trumpit dhe thonë se Pompeo e ka pranue ofertën.

Pompeo asht anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkume dhe ka luejt rol aktiv në hetimin e sulmeve kundër Konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë në vitin 2012.

Po ashtu, raportohet se Trump e ka emnue senatorin republikan, Jeff Sessions, për prokuror të përgjithshëm.

Zoti Sessions ishte senatori i parë që e ka mbështetë Trumpin gjatë fushatës së tij presidenciale.