Kujtim Shala lirohet nga posti i Zv.kryeministrit!

Kujtim Shala nuk asht ma në pozitën e zavendëskryeministrit të Kosovës, kërkesa e tij asht aprovue nga vetë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në konsultim të afërt dhe me mirëkuptim të plotë ka aprovue kerkesën për lirimin e zavendëskryeministrit, njiherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, nga detyra e zavendëskryeministrit.

Ky vendim asht marrë me kërkesë të Shalës dhe me qëllim që ministri Shala të angazhohet në tanësi në ushtrimin e detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dikaster shumë i randësishëm për realizimin e programit të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu asht theksue se kontributi i ministrit Shala në kuadër të Qeverisë do të jetë maksimal dhe i plotë nga pozita e ministrit.

Në ditët në vijim, kryeministri Mustafa ka me zhvillue konsultimet e nevojshme në kuadër të LDK’s për plotësimin e postit të zavendëskryeministrit nga kjo parti, thuhet në nji komunikatë për media.

Ma poshtë mund të gjeni kerkesën e ministrit Shala:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa

Së pari, Ju përgëzoj për punën Tuaj dhe të Qeverisë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Për shkak të angazhimeve të mëdha, sidomos gjatë këtij viti, dhe me qëllim që të mund t’u përkushtohem në tërësi angazhimeve të mija në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kërkoj që të më lironi nga detyra e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës.

E çmoj si përvojë tepër të rëndësishme punën dhe ushtrimin e këtij funksioni të lartë shtetëror që nga dhjetori i vitit 2014.

Ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe shpreh përkushtimin tim për të vazhduar angazhimet e mija në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.