Kujtohen të pagjetunit në Kosovë, Haradinaj jep këtë premtim!

Ramush Haradinaj

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Persona e Pagjetun, familjarë dhe politikanë kanë vendosë lule te ‘Permendorja dedikue personave të zhdukun’ në Prishtinë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PAN’it, Ramush Haradinaj, ka nderue të pagjetunit e luftës tue vendosë pranë përmendores lule. Kryetari i AAK’s ka thanë se çashtja e të pagjetunve duhet të zgjidhet sa ma parë.

“Duhemi me qenë bashkë dhe te përballemi me të vërtetën dhe duhet kjo temë të diskutohet. Nuk guxojmë me lanë si temë e të pagjetunve, por duhet të zgjidhet si temë e Kosovës”, ka thanë ai.