Kukës: Protestë kundër taksës për Rrugën e Kombit

Qindra banorë të rrethinave të Kukësit kanë protestue sot me pankarta në duer në Rrugën e Kombit tue kërkue nga qeveria anulimin e taksës për këtë rrugë.

Të përkrahun nga FRPD dhe shoqnia civile, banorët kanë paralajmërue se kjo e sotmja “asht nji protestë paqësore, por do ka me pasë bllokim të Rrugës së Kombit dhe të Tunelit të Kalimashit nëse qeveria nuk merr vendim për anulimin e taksës.

Qarku i Kukësit asht ma i persekutuemi, – thanë ata dhe Rruga e Kombit u përket qytetarëve, jo pushtetarëve”.

14002507_10157179783240214_320855911_o-700x467