Kukësi me manifestime për nder të 17 vjetorit të eksodit të kosovarë dhe mikpritjes

Bashkia e Kukësit, në nder të 17 vjetorit të eksodit të madh të kosovarëve dhe mikpritjes që ky qytet u ka ba qytetarëve të Kosovës, ka me organizue manifestime që kane me u zhvillue në Kukës në datat 15 dhe 16 Prill 2016.

Pjesë e këtij programi ka me qenë edhe ekspozita fotografike, e cila ka me u hap n’orën 11:00, 15 Prill, ndërsa n’ora 18:00 ka me u dhane shfaqja e monodramas “Apologjia e Sokratit” nga aktori i shquem “Nder i Kombit” Mirush Kabashi, në sallën e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”.

Në të njajtën ditë ka me u ba edhe inaugurimi i memorialit të eksodit 1999 kushtuem eksodit masiv të shqiptarëve në Mitrovicë.

Ndërsa n’ora 20.00 kane me u organizue manifestime në Xërxë të Kosovës, komuna e Rahovecit, dhe vetëm 30 minuta ma mbas ka me u ba organizimi i dhezjes së zjarreve në kodrat përreth Kukësit, Prizrenit, Mitrovicës, Xërxës, Gjakovës, Deçanit, Junikut, Suharekës, Opojës, etj, në përkujtim të dëshmorëve, martirëve dhe viktimave të dhunës së ushtrisë e policisë serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Me 16 Prill prej orës 9:00 të mëngjesit ka me u zhvillue një konferencë jubilare dhe shkencore në qytetin e Kukësit, ku ka me fole Wolfgang Grossruck, President i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore.

Ma tej kane me u zhvillue veprimtari kulturore gjatë ditës në rrugët dhe sheshin e qytetit të Kukësit.

N’orën 11:00 ka me u ba hapja e panairit agro-ushqimor dhe kulinarisë në sheshin “Skëndërbeu” të Kukësit.

N’orën 12.00 Kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu, ka me organizue pritje për personalitet e ftueme në manifestim.

N’orën 13.00 mbahet koncert i shoqnuem me përshëndetjet e personaliteteve shtetnore të ftueme në sheshin “Skënderbeu”. Moderator ka me qenë aktori Mirush Kabashi.

Dhe krejt në fund, prej orës 15:30 ka me u organizue nji drekë për të ftuemit.