Kullat binjake, agjenti i CIA’s vjen me rrëfim tronditës nga shtrati i vdekjes (foto)

Agjenti 79-vjeçar në pension i CIA’s, Malcom Howard, ka ba nji sërë pretendimesh të habitshme që kur u lirue nga spitali në New Jersi tue thanë se ai ka edhe disa javë jetë.

Howard pretendon se ishte i përfshimë në “shkatërrimin e kontrolluem,” të Qendrës Botnore të Tregtisë 7, ndërtesa e tretë që u shkatërrue më 9 Shtator.

Z. Howard, i cili ka punue për CIA’n për 36 vjet si operativ, pretendon se asht marrë nga agjentët e naltë të CIA’s për me punue në projekt për shkak të sfondit të tij inxhinierik.

I trajnuem, si inxhinier civil, Howard u ba nji ekspert eksplozivësh mbasi u përzgjodh nga CIA në fillim të viteve 1980.

Howard thotë se ka përvojë të gjanë në mbjelljen e eksplozivëve si në artikuj të vegjël si ndezësit e cigareve, ashtu edhe në zona të mëdha si “ndërtesat 80 katëshe”.

79-vjeçari nga New Jersi thotë se ka punue në operacionin e CIA’s të quejtun “shekulli i ri”, midis Majit të vitit 1997 dhe Shtatorit të vitit 2001, gjatë nji kohe kur ai thotë se CIA “ende merrte urdhna nga naltë.

”Ai ishte pjesë e nji qelize prej 4 punëtorësh të ngarkuem për me sigurue që prishja të ishte e suksesshme.

Howard thotë se operacioni i World Trade Centre 7 asht unik në mesin e shkatërrimeve të tij, mbasi asht (vetë)prishja e vetme për të cilin “duhej të pretendonim se nuk ishte nji (vetë)prishje”.

Ai pretendon se nuk kishte asnji problem të mashtronte në atë kohë, sepse “kur je patriot, nuk e vë në dyshim motivimin e CIA’s ose Shtëpisë së Bardhë.

Ti supozon se qëllimi ma i madh asht për nji të mirë ma të madhe. Ata zgjedhin njerëz të mirë, besnikë si unë, që më thehet zemra kur i ndigjoj tue folë rrenat e tyne.”

Por ai pranon se tash, ndërsa sheh mbas, “diçka nuk shkonte.”

“Asnji e mirë nuk ka ardh nga kjo. Kjo nuk asht Amerika që kemi parashikue.”

Image